Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, është ofenduar nga një person i cili e ka sharë nga nëna, nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook”.

Por nuk ka vonuar përgjigjja e tij e cila pa frikë mund të quhet jo vetëm mjaft e goditur por edhe “epike”. Ai ka postuar një fotografi të nënës së tij, ku shihet se ajo ka ngritur gishtin e mesit.

Ai momenti kur një dashamirës i SHIK-ut të shan me nanë, e ty të qëllon nana afër”, ka shkruar deputeti Fisnik Ismali në “Facebook”, ku ka publikuar një fotografi të nënës së tij, e cila shihet se i ka ngritur gishtin e mesëm komentuesit.

Mund të themi që ky reagim është i pari në llojin e tij kur ka replika negative nëpër rrjete sociale të personave publikë, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për një politikan…