Një tërmet ka tronditur pasditen e sotme Greqinë. Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter. Tërmeti është shënuar në orën 15:06, me orën lokale, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në jugperëndim të Aegio.

Raportohet se tërmeti është ndjerë në disa qytete të Greqisë, kryesisht në Patra dhe në Athinë. Thellësia e tërmetit ka qenë 27 km, ndërsa deri më tani raportohet se nuk ka pasur dëme.