Ajo thotë të ketë injektuar 4 pinta me yndyrë në të pasmet e saja, vetëm që të duket si Kim Kardashian.
Një personazh i njohur televiziv dhe njëkohësisht modele e “Versace”, po bën gjithçka që t'i ngjasojë sa më shumë Kim-it.
Jennifer Pamplona ka injektuar katër pinte me yndyrë në pjesët e pasmet e saj, me shpresën se ato do të bëhen më të mëdha se të Kim Kardashian.
“Mjekët e mi më kanë pyetur nëse kam frikë se mund të vdes nga operacionet, por, sipas mendimit tim, nëse ndodh, unë do të vdes e lumtur dhe e bukur,” është shprehur Jennifer.
Në fakt, ajo thotë se tetë mjekë refuzuan ta bënin një ndërhyrje kirurgjike ndaj saj, sepse ishte shumë e rrezikshme, shkruan Metro.co.uk.
“Më parë, sa herë që shikohesha në pasqyrë mendoja se më duheshin të pasme më të mëdha”- tha ajo.
E gjitha filloi kur ajo ishte 17 vjeçe dhe e hollë.
“Tani jam shumë më e lumtur. Kirurgjia e ka ndryshuar jetën time,” ka shtuar Jennifer.





