Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar koalicionin e formuar nga partitë opozitare, i cili pritet ta dërgojë në opozitë pas 12 vjetëve në pushtet.
Netanyahu u bëri thirrje deputetëve të krahut të djathtë që ta bllokojnë ardhjen në pushtet të këtij koalicioni, shkruan BBC.
Tetë parti opozitare arritën marrëveshje në orët e vona të së mërkurës për të punuar së bashku që ta formojnë qeverinë e re.
Megjithatë, këto parti kanë nevojë për votat e deputetëve për të ardhur në pushtet.
Netanyahu tha se këto parti janë majtiste dhe të rrezikshme. Më parë, ai ka thënë se qeveria e re e propozuar është mashtrimi i shekullit dhe se ajo i rrezikon shtetin dhe popullin e Izraelit.
Në këtë koalicion është përfshirë për herë të parë edhe Lista e Bashkuar Arabe.





