Rreth 20 milionë fuçi naftë bruto kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi të mërkurën Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, gjatë Forumit Global të Energjisë të Reuters në Nju Jork.

Wright kishte deklaruar të dielën se transporti detar dhe lëvizja e naftës përmes Hormuzit “janë rikthyer tashmë në nivele normale”, pas nënshkrimit të marrëveshjes paraprake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për rihapjen e kësaj rruge të rëndësishme detare.

Ndërkohë, të dyja palët vijojnë negociatat për çështjet e pazgjidhura që lidhen me programin bërthamor të Teheranit.

“Kam kohë që kam ndaluar së bëri parashikime për çmimet e naftës apo benzinës, por besoj se ato do të vazhdojnë të ulen.

Flukset e naftës dhe gazit natyror përmes Ngushticës janë rikthyer tashmë në normalitet dhe do të mbeten të tilla, pavarësisht rezultatit të negociatave me Iranin”, deklaroi Wright për ABC.