Greqia ka regjistruar në 24 orët e fudit 1 239 raste të reja me COVID-19.
Sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore greke kanë ndërruar jetë 39 persona të cilët nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me virusin.
Spitalet e vendit janë më të lehtësuara nga të shtruarit, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha qendrat shëndetësore të Greqisë janë 467 qytetarë.
Bazuar në rastet e konfirmuara përgjatë javës së fundit, 33 prej tyre kanë qenë persona që kanë ardhur jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.





