Policia e Ferizajt, me ndihmën e qytetarëve, arriti t’ia rikthejë Betim Qerkinit, dy makinat luksoze tip BMW që ia vodhën ditë me parë.
Sipas pronarit të tyre, punën kryesore në gjetjen e automjeteve e bëri shpërblimi që kishte ofruar për ata që do ta ndihmonin përmes rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova.
Shtetasi nga Kosova, hajdutët i vodhën çelësat e makinave brenda në shtëpi, ndërsa ai bashkë me familjarët ishin në gjumë.
Veç makinave, hajdutët morën edhe laptopët dhe telefonët celularë.
Sipas policisë, edhe në raste të tjera janë regjistruar vjedhje të ngjashme, kur hajdutët vjedhin çelësat në shtëpi, vjedhin makinat dhe më pas i braktisin ato.