Më shumë se 60 persona kanë mbetur të plagosur në Arezzo, Itali, kur një autobuz me turistë është përplasur me një furgon dhe 4 automjete.

Sipas La Repubblica, vetëm njëri nga të aksidentuarit është transportuar me helikopter në spitalin e Firences dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se turistët janë mjekuar në vendngjarje ose në urgjencë.