Disa njerëz të gjallë u futën në arkivole në një varrezë gjatë pelegrinazhit fetar të Santa Martas në Neves të Spanjës ditën e shtunë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një traditë në nderim të të vdekurve.

Gjithsesi, ajo çfarë ka rënë në sy është një moment kur një grua, e shtrirë në arkivol, duke mos duruar vapën, shfrytëzon një erashkë për të bërë fresk.

Videoja ka bërë xhiron e portale dhe është shpërndarë me dhjetëra herë.