Peri Nacaj, i cili jeton prej katër vitesh si emigrant i paligjshëm në SHBA, tregon të vërtetën mbi videon që demaskoi ish-bashkëshorten e tij.
32-vjeçari thotë se nuk ka pasur për qëllim publikimin e saj, por është detyruar nga familjarët e ish-bashkëshortes pasi morën fëmijët me dhunë nga shtëpia e tij.
Nacaj thekson se si ish-gruaja kërcënonte fëmijët që të mos flisnin për atë që shihnin në dhomën e gjumit. Lidhur me akuzën për moskujdesje për fëmijët, Nacaj shprehet se i ka dërguar thuajse çdo muaj nga 500 dollarë, por shton se këto para mund të kenë përfunduar në xhepat e dashnorëve të ish-gruas.
“Ajo i merrte fëmijët i rrihte dhe i vinte në gjumë me fut dashnorin brenda. Kam fol me vajzën time, që e kanë marrë me forcë atë ditë me polici se nuk donte të ikte nga shtëpia ime, dhe ajo i ka kuptuar të gjitha dhe mi ka thënë: Sa herë unë babi kam dash t’i tregoj të gjitha, po mami më ka thënë që nëse flet gjë, ça bën mami të pres në qafë”– thote ai.