Një 12-vjeçare ka vdekur dje rreth orës 18:00 në liqenin e Batllavës në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për mediat kosovare, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë, dhe sipas tij policia është duke hetuar rastin.