Dy ish-banorët më të përfolur të Big Brother 7, Fatjoni dhe Matilda, të cilën ishit ndër të parat çifte që e sfiduan veten në shtëpinë e Big Brother si çift i vërtetë, dje janë bërë prindër për herë të parë. Matilda ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën ata e kanë pagëzuar me emrin Evelyn, shkruan “Class”.

Në foton e parë si nënë, Matilda e ka ndarë gëzimin edhe me miqtë virtualë duke shkruar: “Ca gjëra vetëm jetohen, nuk mund të komentohen…

Ndërsa Fatjoni, me një foto tjetër duke soditur për herë të parë të bijën që sapo ka përshëndetur botën, shkruan: “Duhet të provosh këto ndjesi që të kuptosh prindërit tanë! Lindi ylli ynë…