Grindet me burrin dhe del nga shtëpia duke thënë se do të vriste veten. Ky i fundit, i shqetësuar, i telefonon policisë së Romës, Itali.

Ai u tregoi se bashkëshortja i kishte rrëfyer se do të shkonte në varreza dhe se kishte pirë disa medikamente, të cilat i kishte vjellë më pas. E si për ta mbyllur kishte fikur telefonin, raporton Ilmessaggero.

Policia u vu menjëherë në kërkim të gruas, duke menduar se mund të ndodhte më e keqja.

Por kur e gjetën, policët mbetën të shokuar. Ajo ishte në makinë me dashnorin. Kur e pyetën policët nëse kishte ndërmend të vetëvritej, gruaja qeshi dhe u tha se e kishte përdorur këtë justifikim me burrin për të dalë nga shtëpia.