Ka arritur në katër numri i të vdekurve në aksidentin e rëndë në hyrje të Prishtinës.
Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet.
Vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë, ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë nga Vitia, tre meshkuj dhe dy femra.
Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte ka arritur të shpëtojë, por gjendja e saj në QKUK ende nuk është e qendrueshme.
Është konfirmuar se nga pesë udhëtarët të cilët po udhëtonin me makinë katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa njëri është dërguar në QKUK për mjekim ne spital. Viktimat janë nga komuna e Vitisë, por ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.