Qytetarë të shumtë shpesh ankohen për sjelljen e punonjëseve të administratës publike, kur u duhet t’u drejtohen zyrave të shtetit për të mbaruar punë.
I tillë është rasti i një qytetari nga Durrësi, që i është drejtuar zyrës së Gjendjes Civile.
Në videon e publikuar nga portali JOQ, dëgjohet qytetari kur i drejtohet punonjëses duke i thënë se i është dashur të presë tre ditë për të kaluar në sportelet e Gjendjes Civile e tani nuk i shërbehet sepse s’ka bojë.
“Do e mbyll unë derën. Vazhdo atje se nuk ta bëj. Nuk kemi bojë, nuk kemi bojë po të them",- thotë punonjësja.
Gjatë debatit, punonjësja në një moment e ngre zërin shumë, ndërkohë që qytetari kërkon që t’i ofrohet shërbimi për të cilin i është drejtuar kësaj zyre e për të cilin ka humbur edhe ditën e punës.
Ndiqni videon këtu.