Ka dështuar edhe këtë herë procesi gjyqësor ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, të akuzuar për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, ndërsa u plagos Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Në të shumtën e rasteve shkak për mos hapjen e dosjeve për shqyrtimi është bërë mbrojtja e të akuzuarve, këtë herë Rraja kishte zgjedhur një tjetër avokat, i cili kërkoi kohë të njihej me dosjen.
Seanca e radhës u la në datën 15 Qershor.





