Mbrëmë në Greqi është rrëzuar një avion i vogël dy vendësh, duke shkaktuar dy të vdekur. Aksidenti ajror ka ndodhur në një zonë rurale në Larisa.
Sipas mediave greke, dy personat që humbën jetën janë pronari i avionit, një 43-vjeçar grek, i njohur si sipërmarrës në fushën e marketingut dhe të shpërndarjes së kafesë dhe viktima e dytë një 34-vjeçar grek, pilot i Forcave Ajrore, të dy miq prej kohësh me njëri-tjetrin.
Alarmi për zhdukjen e avionit u dha rreth orës 21:00 me orën lokale. Mjeti fluturues duhej të ishte ulur në aeroportin e Terpsitheas në orën 20:30, por nuk u kthye më. Kanë qenë banorët e zonës ku u rrëzuar avioni që njoftuan autoritetet. Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta.