Shkupi sot shënon 54-vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 nga i cili humbën jetën 1070 persona ndërsa u plagosën 300 të tjerë.

Në përvjetorin e 54-t të tërmetit shkatërrues, do të shënohen disa aktivitete përkujtimore nga naa e qytetit të Shkupit.

Pas tërmetit të 26 korrikut të vitit 1963 e gjithë bota ishte alarmuar dhe angazhua të ndihmojë Maqedoninë. Kështu më 14 tetor të të njëjtit vit, OKB njëzëri miratoi rezolutë për dhënien e ndihmës Qeverisë së Jugosllavisë së atëhershme për rindërtimin e Shkupit të shkatërruar.