Dy vëllezër janë gjetur të vrarë në fshatin Kryshec të Pejës.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.
Kryeprokurori tha se akoma nuk ka persona të dyshuar për këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Dy trupat e të vrarëve janë dërguar për autopsi, ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.