Mund të cilësohet se ata për momentin janë çifti më i përfolur i showbiz-it shqiptar. Nuk e mohuan qe janë bashkë e as nuk e mohuan. Gjithsesi, raportimet e Prive ditë me parë se mes tyre po lulëzon dashuria e lidhja është mjaft serioze, janë më se të vërteta.
Çifti Eni Koçi e Genc Prelvukaj po vazhdon të heshtë, megjithatë në rrjetet sociale ata nuk e shmangin njëri-tjetrin me komente e publikime me dedikime të veçanta.
Lidhja e tyre është e konsoliduar tashmë, por Prive ka marrë vesh se si nisi gjithçka mes tyre. Dyshja kishte filluar lidhjen gjatë një turneu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që atëherë ata janë të pandashëm, ndonëse publikisht nuk kanë vendosur të dalin ende. Mbetet të shihet në vazhdim nëse do kemi një paraqitje publike bashkë nga ana e tyre e pse jo edhe ndonjë duet.