Tashmë nuk keni nevojë të kurseni gjithë vitin për disa ditë në Turqi. Pushimet tuaja të ëndrrave janë më afër se kurrë, pa shumë kosto e mundim.

AM Group sjell për herë të parë në Shqipëri te “Citypark” pishinat gjigante të “Polin Group”, liderit botëror në industrinë e argëtimit. E, në fakt, nuk bëhet fjalë për një, por gjashtë pishina, rrëshqitëse dhe plot lodra uji për fëmijë e të rritur, të vendosura në një kompleks multifunksional prej 50 mijë metrash katrorë.

Të vegjlit kanë mundësi të lundrojnë në pishina që arrijnë deri në 900 metra katrorë me 7 rrëshqitëse, ndërsa të rriturit kanë në dispozicion pishinën e tyre 1800 metra, e para e këtij lloji në vend.

Waterpark sjell afër detin, por pa lënë mënjanë edhe gjelbërimin. Që në hyrje, në të majtë, ka një hapësirë ku secili mund të freskohet me një akullore apo pije tërësisht natyrale.

Kryefjalë e Waterpark-ut është cilësia, ashtu si çdo projekt tjetër i AM Group, nën drejtimin e z. Artan Mene. “Impenjimi im është nga ora 7 e mëngjesit deri në 01:30 pas mesnatës. Kemi thyer rekord me një punë intensive prej 3 muajsh e gjysmë, për ta sjellë projektin në formën e dëshiruar. Në gjithë këtë investim kemi synuar që t’u ofrojmë klientëve të gjitha llojet e shërbimeve, duke filluar nga fast-food ‘Kolonat’, të parin investim të kafes ‘Lavazza’ në Shqipëri, restorantin italian ‘Casanostra’, si dhe ‘Beach Bar’”, rrëfen Mene për investimin e ideuar që përpara pesë vitesh dhe që ka startuar në Shën Valentinin e 2017-s.

Po përse duhet të zgjidhni “Waterpark” në morinë e alternativave që ofron kryeqyteti për të kaluar këndshëm një fundjavë a më tepër? Ambiente që garantojnë pastërti dhe mirëmbajtje me mbi 28 tualete, dushe e dhoma ndërrimi; Sistem të automatizuar osmoze antibakterial i teknologjisë gjermane “Fresenius Group”, i cili mbron lëkurën; Teknologji e një kualiteti të lartë dhe të garantuar të cilësisë së ujit, me filtra që e qarkullojnë atë mbi 24 herë/orë; Shërbim perfekt dhe profesional i të gjitha stafeve në shërbim të klientit; Relaks në ambientet e bareve dhe restoranteve tropikale; Butikë, fashion dhe aksesorë të markave të ndryshme, hairdresing e deri te siguria janë vetëm disa nga arsyet që duhet t’ju çojnë në “Citypark”, aty ku do të përjetoni aventurë, adrenalinë dhe argëtim pa fund.

Por nuk mbaron me kaq. Projekti do të pasurohet me disa elemente. Pishina e dallgëve, serf dhe një lumë i gjatë që rrethon aquapark-un, një disko verore dhe dimërore e vendosur në një ambient uji janë vetëm disa nga surprizat që do t’i japin formën finale projektit gjigant dhe unik në vendin tonë.

Waterpark është gati! Ju presim te “Citypark”, në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku të gjitha rrugët bashkohen në një atraksion unik. Në datën 25 korrik bëhet hapja e madhe!

Lista e çmimeve