Sonila Meço, moderatorja e njohur dhe ish-drejtoresha e informacionit në televizionin Agon Channel rikthehet në ekran.

Troc.al ka mësuar se nga shtatori do ta shikojmë në ekranin e televizionit informativ Ora News.

Po ashtu burime të besueshme na kanë thënë se Sonila Meço do të japë lajmet e orës 20:00 në këtë televizion. 

Këtë edicion lajmesh më herët e ka dhënë gazetarja Anjola Hamzaj, për të cilën kemi mësuar se do të largohet nga ky televizion.