Tashmë është bërë traditë që spektakli i humorit “Portokalli” kthehet në një show lëvizës në verë.

Ata bëjnë disa spektakle në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke risjellë personazhet më të sukseshme të sezonit, në skenat e hapura. Ndërkohë secili prej tyre përfiton nga ditët e pushimit për t’u relaksuar në plazhe. 

Paparaci i "Pamoramës" ka gjetur në Dhërmi Salasano Rapin me të shoqen, Albana Ferhatin, aktoren e rolit të famshëm të Bukrës dhe miq të tjerë. 

Gjithashtu, edhe Flori, sozia e Kryeministrit Rama dhe “polici i famshëm”, ka zgjedhur Dhërmiun për të pushuar në fundjavë bashkë me familjen e tij. Siç e dimë familja e Florit pak muaj më parë u shtua me një djalë.