Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka disa ditë që ka ardhur në Shqipëri për pushime.

Ajo ka publikuar një fotografi në “Instastory” ku duket në krah të Zonjës së Parë, Monika Kryemadhit duke ngrënë mëngjes.

Në tavolinë janë të pranishëm dhe persona të tjerë që mendohen të jenë të afërm të tyre, pasi Monika është kushërirë me Beben.

Para pak ditësh ajo shprehu edhe mbështetjen e saj për Monikën si femra e parë që drejton një parti politike në territorin shqiptar.

Duket se Bebe po kalon mjaft mirë në Shqipëri, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i saj.