Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportojnë se gjatë 24 orëve janë bërë 3,007 testime dhe kanë rezultuar pozitiv 43 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu janë 48 qytetarë të shëruar dhe 6 pacientë kanë humbur jetën.
Prej pacientëve të vdekur dy janë nga Shkupi dhe nga një ka në Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Veles.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnistifikuar gjithsej 155 345 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 148 846 janë shëruar dhe 5,429 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 1,070.





