Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor, teksa seanca është përcaktuar më 10 qershor.
PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prilli dhe kërkon përsëritjen e tyre në qarkun Shkodër.
Menjëherë pas ankimimit të bërë nga Partia Demokratike, Kolegji Zgjedhor ka caktuar datën 10 Qershor për shqyrtimin e kërkesës.
Kujtojmë se deri më tani në Kolegjin Zgjedhor janë rrëzuar paditë e bëra nga PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë dhe në Gjirokastër.





