Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar situatë COVID-19 për 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit zyrtar, janë regjistruar 18 qytetarë të infektuar nga 2325 testime të kryera, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.
Njoftimi i plotë:
02 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.
Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.
Në total numri i rasteve aktive është 1.822





