Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore Bebe Rexha duket se ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë relaksuese.
Të paktën kështu duket nga postimet e fundit në Instastories të saj. Ajo ka publikuar disa video, ndërkohë që ndodhet në helikopter me vajzën e Presidentit të zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta, Borën dhe së bashku duket se po kalonin mjaft mirë.
“Ne po vijmë në Shqipëri, e sigurt që ju nuk e dini as ku i bie në hartë,”-është shprehur Bebe në video. Kohët e fundit ajo ka qenë mjaft e lidhur me vendin tonë ku ka dhënë dhe një koncert disa kohë më parë.





