Marjus Dema, i riu që vrau me armë zjarri mikun e tij Mehmet Qema (dyshohet aksidentalisht) në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ka kërkuar nga Gjykata e Apelit ndryshimin e masës së sigurisë.
Përmes avokatit të tij, Marjus Dema ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë pasi shkalla e parë ka dhënë për të “Arrest me burg”.
28 vjeçari ka kërkuar masë më të butë sigurie por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit.





