Ish-drejtuesja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, e akuzuar për shpërdorim detyre nga SPAK është marrë zyrtarisht e pandehur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Gjatë zhvillimit të seancës Rami ka kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sipas organit më të lartë të akuzës, Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë të reja.
Sipas tyre, shembja e objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.
Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015 si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave. Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 2019, Rami nuk kandidoi për një mandat të dytë.





