Nga Shefqet Kërcelli

Ka disa vite që në garnizonin Plepa, është ngritur dhe funksionon Seksioni i Rekrutimit për Qarkun e Durrësit, i cili varet nga Qendra e Personel Rekrutimit, Ministria e Mbrojtjes. Ata janë një staf i vogël, kryesisht ushtarakë në lirim, të cilët përpiqen cdo ditë të kryejnë misionin e tyre në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes e shtetit shqiptar.

Detyra e këtyre seksioneve është rekrutimi i të rinjve dhe të rejave shqiptarë në Forcat tona të Armatosura, si dhe arësimimi i tyre në shkollat e larta ushtarake, brenda dhe jashtë vendit.

Po cilat janë kërkesat dhe sfidat e deritanishme për rekrutimin e të rinjve shqiptarë?

Specialist i rekrutimit në Seksionin e Rekrutimit, Refik Salliu së pari na shpjegon kriteret për rekrutimin e të rinjve ushtara/detarë aktivë,

-Të jetë shtetas shqiptar, të mos jetë dënuar nga gjykata dhe mos jetë në ndjekje penale, te ketë figurë të pastër morale, mosha nga 18-27 vjec, te ketë minimum i arësimi 9- vjecar, të ketë dalë sipas normave gjatë kontrollit shëndetsor, të fitojë konkurrimin sipas testeve përkatëse, gjatësi mbi 165 cm për meshkujt e 160 cm për femrat dhe të ketë plotësuar kushtet e sigurisë nga strukturat përgjegjse.

Në vijim të bisedës Salliu shpjegon se, tashmë të qënit ushtara/detar në Forcat tona të Armatosura {FA}, është nje mundësi punësimi për të dy kategoritë, Ushtar profesionist dhe Studimi ne shkollat e larta ushtarake brenda dhe jashte vendit, të cilat kryhen me shpenzimet e shtetit, Përfshirja në FA qoftë si ushtara/detar apo oficer ka shumë avantazhe, sepse të ofron në vijimësi, kualifikime, trajnime, specializime në fusha të ndryshme të specialiteteve ushtarake, përfitime nga statusi i ushtarakut, Psh. Sigurim shoqëror e shëndetsor falas, -aftesi të reja profesionale.

Gjithashtu të krijon mundësinë në marjen pjesë në operacionë paqeruajtëse jashtë vendit dhe benifite të tjera si, përfitime për qira banese, transfertë bashkëshorte, trajtim me ushqim,-pagesë transporti, pushim vjetor i siguruar., etj..

Po cilat janë nevojat aktuale kryesore për qarkun Durrës?

Aktualisht rekrutim kandidate per ushtar/detar aktiv, vetem ne qarkun Durres kemi nevoje per 24 kandidate, me moshe 18-27 vjec, sqaron zoti Salliu. Ai nënvizon se e vecanta e këtij viti, me ndryshimet e fundit ligjore, kërkohet arësimi minimal, 9 vjecar. Kjo periudhe rekrutimi/regjistrimi, shtrihet deri me 1 korrik 2021,

Kriteret dhe dokumentet që duhen dorëzuar nga kandidatet e interesuar, mund ti gjejnë në adresën zyrtare te MM, http://www.mod.gov.al, adresa e FB, Qendra e Personel Pekrutimit, QPR, Tel:+355 42 34 85 88,

Gjithashtu aplikantët, për sqarime të hollësishme mund të kontaktojnë  me Zyrën e Seksionit të Rekrutimit Durrës, Plepa, me specialistët e rekrutimit, të cilët janë të gatshëm në cdo kohë, për tju dhënë informacionin e duhur dhe asitence teknike. Cel. 068 221 79 98, 069 29 00055.

Është me interes tju sqarojmë se, të gjithë këta kandidatë do punësohen në rrethin Durrës.

Ndërkohë përfshirja në radhët e FA, afron mundësi të shkëlqyera për studime të larta ushtarake brenda dhe jashtë vendit, thekson Salliu.

Këtu vecojmë se, për studimet jashtë vendit, përvec diplomës bachelor, në specialitetin përkatës ushtarak, studenti/kandidati, ju jepet mundësia të zgjedhin edhe një dege tjetër studimi civile, ashtu si në vendet e NATO-s.

Kështu, në përfudim të studimeve, studenti pajiset me dy diploma bachelor, të profilit ushtarak dhe civil. Studimet, akomodimi, veshja dhe ushqimi, përballohen nga shteti. Për studimet brenda vendit tashmë ka hapur dyert Akademia e Forcave të Armatosura të RSH, e cila për këtë vit akademik që fillon në shtator 2021, afron 50 të drejta studimi, në degë e specialitete të ndryshme.

Periudha e rregjistimit për në këtë Akademi ka filluar dhe përfundon në 9 gusht 2021. Informacione të detajuara mund të merren në seksionin tonë të rekrutimit.

Ndërsa e mbyllim bisedën i urojmë Refik Salliu, Specialist i Rekrutimit në seksionin e rekrutimit Durrës, bashkë me kolegët e tij, suksese në këtë mission të rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura, dhe sa më shumë të rinj e të reja durrsakë të mbushin radhët e FA.