Spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do të jetë më i hapur për pacientët e prekur me Covid, pasi ministria e Shëndetësisë ka vendosur që spitali t’i rikthehet funksioneve të mëparshme.

Mësohet se 15 pacientët e prekur me koronavirus që ndodheshin në këtë spital, do të transferohen në spitalin Covid 1.

Kujtojmë që më herët si pasojë e uljes së numrit të infektimeve dhe rasteve të rënda të pacientëve me Covid, janë mbyllur dhe dy spitale të tjera, Covid 3 dhe 4.