Një amerikan në Kombëtaren Shqiptare të Basketbollit. Kuqezinjtë e lojës mbi parket kanë pasuruar organikën e tyre me një nelement të huaj. Bëhët fjalë për Michael Alexander Moser.
Njoftimi është bërë publik në faqen e Federatës Shqiptare të Basketbollit, të cilët kanë postuar një foto me mbi shkrimin Michael Alexander Moser nga sot Amerikano-Shqiptari më i ri i Shqipërisë. Gjigandi nga Teksasi ka mundur të marrë nënshtetësinë shqipatare, ç'ka i jep atij dhe mundësinë të jetë pjesë e kuqezinjve të basketbollit për të dhënë kontributin e tij.
Në të kaluarën e tij Michael Alexander Moser, ka qenë pjesë e skuadrave të Lietuvos ryts në Lituani dhe Hapoel Holon në Izreael. Moser nuk do të ketë aventurën e tij të parë në basketbollin shqiptar, pasi në 2017-n ai ka pasur një eskperiencë të shkurtër në Kosovë te Sigal Prishtina, ndërkohë që së fundmi ai është transferuar te Pallacanestro Reggiana në Itali.
Më herët te Kombëtarja Shqiptare e basketbollit ka qenë pjesë dhe një tjetër amerikan, Reshon Inill Broudus. Tashmë amerikano-shqiptari Michael Alexander Moser do të mund të japë kontributin e tij dhe te Kuqezinjtë e Basketbollit në përballjet europiane dhe ato botërore.