Seria A nuk është një “hotel”. Këtë vit, të paktën deri më tani, vetëm katër skuadra kanë ndërruar trajner me kampionatin që do të nisë më 19 gusht. Por mund të themi se kjo është diçka e re, sepse në 10 vitet e fundit, në pankinat e skuadrave janë ulur 108 trajnerë.

Eksod i një kampionati që ka ndërruar në krye të kombëtares tre trajnerë: Prandeli, Konte dhe Ventura, ka “shenjtëruar” Murinjon, nuk ka kuptuar deri në fund Luis Enriken. Mbi të gjitha, ka gjetur rrugëdaljen jashtë vendit: pasurimi i merkatos ka ndryshuar “fytyrën” e profesionit të trajnerit, duke krijuar mundësi për shumë debutues, por edhe iluzione dhe papunësi.Bashkë me njerëz si Hektor Kuper (me një të kaluar te Parma në vitin 2008) dhe Mario Bereta, tashmë tek të rinjtë e Kaljarit, Fikadenti është një prej 106 trajnerëve që kanë punuar në Itali në dhjetë vitet e fundit, 108 duke përfshirë edhe Fabio Pekian dhe Leonardo Sempliçin, që do të bëhen zyrtarisht pjesë e teknikëve të Serisë A në sezonin që do të nisë.87 për qind e tyre janë italianë, edhe pse disa (si Mihajloviç apo Juriç, dy të huajt e vetëm që do të ulen në pankinat e Serisë A për sezonin 2017- 2018) ndihen italianë lidhur me arsimimin që kanë marrë nga shkolla.

Shumë pak dyshime për faktin se italianët janë “më të mirët në qarkullim”, siç vazhdon të përsërisë presidenti i Shoqatës Italiane të Futbollit, Renxo Ulivieri, por këtu flitet për diçka tjetër: nuk janë pak si shumë? Rinovimi i pankinës ndihmon në nivel kategorie sepse ka më shumë mundësi për zgjedhje apo rrezikon që ta dëmtojë, ndoshta në një periudhë afatgjatë, për shkak të tepricës? “Pa dyshim që konkurrenca ndihmon në rritje dhe në përparimin si kualitet mesatar dhe individual” është arsyetimi i Ulivierit.