Presidenti Donald Trump ka deklaruar të shtunën se negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime me Iranin.
Trump i tha Fox News se nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin. Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.
“U kam thënë njerëzve të mi pak kohë më parë se po bëheshin gati të niseshin dhe u thashë: ‘Jo, nuk do të bëni një fluturim 18-orësh për të shkuar atje. Ne i kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për të ndenjur ulur e për të folur për asgjë’”, tha Trump.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, thuhet se është larguar tashmë nga Islamabadi i Pakistanit, pas bisedimeve të së shtunës me kryeministrin e vendit.





