Një 80-vjeçar në Greqi arrestuar nga autoritetet vendase pasi ka vrarë macen e tij. I moshuari e vrau macen, e futi në një qese plastike dhe më pas e hodhi atë në një kosh mbeturinash.
Sipas atyre që shkruajnë mediat helene, 80-vjeçari nga Volosi, do të gjykohet për akuzën e “vrasjes së kafshëve”, nën kornizën e re ligjore si dhe do të paguajë një gjobë prej 30,000 eurosh.
Denoncimi se vrau macen e tij, është bërë nga fqinjët e të moshuarit të cilët panë incidentin.





