Ministrja serbe e Integrimit Europian, Jadranka Joksimovic ka folur për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke i komentuar të gjitha kriteret që ky shtet duhet t’i plotësojë.
Si një nga kriteret, vazhdimisht është përmendur edhe dialogu i Serbisë me Kosovën.
“Në procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë dy palët: vendi kandidat dhe BE-ja.
Nuk është e drejtë që të futet një palë e tretë në procesin e integrimit evropian, edhe pse Prishtina do të veprojë që të na bllokojë.
Megjithatë, reformat dhe kriteret e Kopenhagës, qeverisja e mirë, dhe programi ekonomik janë të rëndësishme, ose të paktën kështu duhet të jetë”, tha Joksimovic.
Ajo foli edhe për gjendjen e serbëve në Kosovë, ku insistoi në formimin e Asociacionit.
“Kërkesa e qartë është për përparimin e popullit tonë në Kosovë, sidomos detyrimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka thënë ministrja serbe e Integrimeve, transmeton lajmi.net.
Ajo është shprehur e bindur se deri në vitin 2021 Serbia do të jetë anëtare e BE-së.