Policia e Tiranës ka dhënë disa udhëzime se si do të bëhet qarkullimi rrugor përgjatë sezonit turistik. Për qëllim të mbarvajties së sezonit turistik Verë 2017, do të ndalohet qarkullimi i mjetetve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00 në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Vorë-Rinas. Këto mjete sipas njoftimit do të mund të përdorin akset Tiranë – Ndroq – Durrës dhe Tiranë – Kamëz.

Njoftimi i policisë

Për qëllim të mbarëvajties së sezonit turistik Verë 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marra masat: Ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në segmentet rrugore:

Autostrada Tiranë – Durrës

Vorë – Rinas

Mjetet e tonazhit të lartë mund të kalojnë në segmentet Rrugorë,

Tiranë – Ndroq – Durrës

Tiranë – Kamëz

Këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik Verë 2017

Gjithë drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Rrugorë, duke mbajtur distancat e sigurisë midis mjeteve dhe respektimit të limiteve të shpejtësisë.