E ndërsa në det njerëzit shkojnë për t’u qetësuar e freskuar në këto ditë të nxehta, është vërtetë skandaloze ajo që ka ndodhur në plazhin e Velipojës në Shkodër. Një person me jetski raportohet të ketë hedhur një kafshë të ngordhur në mes të detit.

Qytetarët të tmerruar kanë treguar për “Shkodra News” se në det vjen erë e rëndë dhe kanë frikë të futen në ujë.

Pas këtij skandali mjedisor ka reaguar edhe policia kufitare, që është parë duke komunikuar me një barkë private e cila e ka tërhequr kalin e ngordhur duke e larguar.