Gjykata e Posaçme ka marrë në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, përsa i takon shpërthimit në Gërdec në vitin 2008.

Bëhet me dije se vendimi u dha sot nga Gjykata e Lartë, teksa pak kohë më parë është kërkuar rigjykim nga SPAK për këtë çështje.

Lidhur me shpërthimin e Gërdecit, Prokuroria e Përgjithshme rregjistroi procedimin penal nr.3 viti 2008 dhe ushtroi ndjekjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu në cilësinë e ish-Ministrit të Mbrojtjes, si dhe ndaj shumë personave të tjerë.