Kejsi është një vogëlushe vetëm 10 muajshe, e cila pas pak ditësh duhet t’i nënshtrohet dy operacioneve të vështira, një për të hequr syrin, e tjetri në këmbë, ku ka mpiksje gjaku.
Kejsi është motra e tretë dhe vajza më e vogël e familjes Grebishi prej 7 anëtarësh, me banim në Xhafzotaj të Durrësit.
Dy prindërit e vogëlushes, Kasemi dhe Armela me origjinë nga Berati, me lot në sy i drejtohen qytetarëve që t’i ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, pasi operacionet që kushtojë disa milionë lekë, janë të papërballueshme për familjen me 7 persona, ku vetëm babai ka punuar në një fabrikë duralumini.
Kasemi tregon për DurrësLajm se vajzës duhet t’i heqin njërin sy, për t’i vendosur protezë.
Nëna e vogëlushes tregon se familja e tyre nuk ka më asnjë mundësi për financim të operacionit. Ata kanë qënë më herët në Itali, ku kanë bërë të gjitha vizitat dhe kanë shpenzuar të gjitha të ardhurat e tyre por edhe çfarë ju kanë dhënë borxh të afërmit.
Babai i vogëlushes tregon se të gjithë drejtuesve të shtetit ju ka dërguar mesazh, madje edhe Ministres së Shëndetësisë, por nuk kanë marrë asnjë përrgjijge.
Familja me 7 anëtarë apelon vetëm për të shpëtuar vogëlushen Kejsi, e cila do që të ketë një jetë normale si të gjithë fëmijët e tjerë.
Për të gjithë ata që duan t'i vijnë në ndihmë vogëlushes, nr i llogarisë bankare në Veneto Bank është:
Kasem Grebeshi- nr. llog.- 46390
Kodi SWIFT: ITSVALTR
Kodi IBAN: All 03204121590000000000046390
Kodi IBAN: Eur 03204121590000000000046390
Kodi IBAN: Usd 03204121590000000000046390
K.H.