Një grup të rinjsh dhe të rejash nga Durrësi po ndjekin këto ditë një kurs profesional për prodhimin e bukës. Organizata Albcontact ka mundësuar ardhjen e mjeshtrit gjerman Franz Gotzenberger, i cili bashkë me recetat e bukës cilësore ka sjellë edhe standartet e Evropiane të prodhimit.
Perfaqësues të biznesit të furrave të bukës, nxënës të shkolles së mesme Hoteleri-Turizëm dhe mjaft të rinj të papunë po ndjekin me shumë interes trajnimin.
Përfaqësuesja e Albcontact, Eda Pajuni tha se programi i mjeshtrit gjerman synon vendosjen e disa standarteve në fushën e prodhimit të brumërave, përfshirë bukën dhe produktet e pastiçerisë , forcimin e konkurencës në këtë treg nëpërmjet rritjes së cilësisë së prodhimit dhe shumëllojshmërise së tij. Qëllimi është mësimi i një zanati duke punuar dhe duke shfrytëzuar kombinimin e teorisë me pratikën reale.
"Në fund të ciklit organizata Albcontact Center dhe mjeshtri Gjerman do të çertifikojnë nxënësit për njohuritë e përftuara, duke krijuar mundësi reale për të gjetur një punë. Nga ana tjetër mbështetet edhe biznesi, për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre dhe rritjen e standarteve të prodhimit",- tha Pajuni.