Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar të dhënat e 24 orëve të fundit përsa i përket gjendjes aktuale të COVID-19 atje.
Nga 3108 teste të realizuara, 37 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid.
Ndërsa 10 qytetarë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin.
Sipas autoriteteve bëhet me dije se numri i përgjithshëm i viktimave është 5 423 persona.
Ndërkohë 90 pacientë fatmirësisht e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 148 798 persona.





