Një banor i Shkupit i moshës 84 vjeç sot në mesditë ka vrarë nipin e tij 32-vjeçar dhe ka plagosur bashkëshorten dhe vajzën e tij, ku më pas kreu vetëvrasje, transmeton “Anadolu Agency” (AA).
Siç informojnë nga policia, sot rreth orës 12:40 është lajmëruar se në rrugën “Ho Shi Min” në lagjen “Butel” të Shkupit është konstatuar se 84-vjeçari me inicialet B.T. ka shtënë me armë ndaj nipit të tij T.S. (32) i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, si dhe ndaj bashkëshortes B.T. dhe vajzës L.S. (58), dhe më pas kreu vetëvrasje.
Të dyja gratë me ndihmë të shpejtë urgjente u transferuan në spital dhe janë në gjendje kritike. Policia është duke kryer hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





