Të gjithë pasagjerët që do të nisen sonte nga porti i Durrësit drejt Italisë, do të kalojnë një mbrëmje të veçantë, krejt ndryshe nga çdo udhëtim tjetër.

Në bordin e anijes “RIGEL III” të kompanisë “Ventouris Ferries”, do të jetë një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Aurela Gaçe.

Me ekspresivitetin dhe energjinë që e dallon nga të gjitha artistet e tjera, Aurela do të dhurojë për rreth dy orë koncert live për të gjithë pasagjerët.

Koncerti do të nisë rreth orës 21:00 të natës së sotme në verandën e anijes, dhe do të zgjasë deri rreth orës 23:00, ku këngëtarja do të luajë pjesë nga repertori i saj, ndër më të pëlqyerat nga publiku shqiptar.

Një mbrëmje super ju pret sonte!