Një javë pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare dhe përfundimit të provimeve të nxënësve të 9-vjeçareve dhe shkollave të mesme, të gjithë janë dyndur për të pushuar në plazh.
Temperaturat e nxehta dhe përfundimi i aktiviteteve elektorale ka shtuar numrin e pushuesve në Durrës, çka ka çuar në një trafik të rënduar të shtunën e parë të këtij korriku në zonën e Plazhit.
Megjithëse punimet në rrugën “Pavarësia” janë mbyllur, drejtuesit e automjeteve nuk i kanë shpëtuar dot trafikut të rënduar. Ai fillon që tek Ura e Dajlanit duke vijuar më poshtë deri në sektorin “Iliria”.
Ndiqni më poshtë pamjet nga situata e krijuar në lagjen nr. 13 të filmuara nga “DurrësLajm”.





