Me natyrën  e saj të hapur dhe krejt natyrshëm, Ҫiljeta i ka ndarë shpesh emocionet personale me publikun, madje edhe dashuritë, të mëdha dhe më pak të tilla, i ka rrëfyer pa drojë. Por e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, Ҫili është gjendur pak e papërgatitur kur moderatorja e programit i tha se kanë zbuluar cila ka qenë dashuria e parë e madhe e Ҫilit: “Do ta shohim pas pak… se po më shikon ҫuditshëm”, i tha Rudina me të qeshur pasi lamëroi se “më në fund” do ta mësonte edhe publiku cila ka qenë dashuria e parë e këngëtares së njohur.

Image result for ricky martin

Dhe pas pak në ekran u shfaq inserti me një kolazh këngësh nga Ricky Martin. E lehtësuar, Ҫili filloi të qeshë me të madhe dhe tha se është e vërtetë që Ricky Martin jo e ka dashuruar, po e ka adhuruar në adoleshencë. Bëhej xheloze për ҫdo vajzë që shikonte afër tij, mësonte ҫdo informacion të ri, këndonte ҫdo këngë të tij, ndiqte ҫdo vit Festivalbar-et ku ai merrte pjesë: “Jo e dashuroja, por e adhuroja. Bëhesha xheloze për ҫdo vajzë që e shoqëronte në skenë dhe ҫdo fanse të tij. Mbaj mend që dy kushërinj të mi që jetonin në Gjermani m’i sillnin revistat që andej, flija me revistat e Ricky-t. Madje, edhe sot e kësaj dite i kam ato kutitë e ҫokollatave “Dolci”, në të cilat kam vendosur një foto të Ricky-t dhe një timen… Edhe të dashurën e parë të tij e mbaj mend, e kishte emrin Rebeka…”, tregon Ҫili duke qeshur.

Sot, shumë vite më vonë, kur Ricky vazhdon të këndojë po njëlloj, për Ҫilin është shuar ai fiksim i adoleshencës së hershme. Për më tepër, Ricky prej vitesh ka treguar edhe prirje të tjera seksuale: “Pastaj më vonë u rrita, nuk kisha më interes…”, tha Ҫili. /Class/