Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në një nga dhomat e Pediatrisë, ku u shemb suvaja, duke plagosur një fëmijë të mitur.
QSUT sqaron se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në pavionin ekzistues, ku në dhomë ndodheshin dy pacientë të vegjël, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë, pa dëmtime.
REAGIMI I PLOTË
Një incident ka ndodhur sot paradite në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve 1 në QSUNT, në pavionin ekzistues, si pasojë e shkëputjes së një pjese suvaje nga tavani i një dhome.
Menjëherë personeli mjekësor ka ekzaminuar dy pacientët e vegjël që ndodheshin në dhomë dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet e mirë, pa dëmtime.
Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUNT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme.





