Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e mjeut Edvin Prfiti për t’u rikthyer në detyrë.
Përmes avokatit të tij, Prifti kërkonte që t’i hiqej masa e pezullimit, por kjo kërkesë është rrëzuar nga GJKKO.
E njëjta gjykatë vendosi disa ditë më parë që ai të lejohej të ushtrojë profesionin e tij si pedagog, ndërkohë që do ti duhet kohë që të bindë gjykatën për të veshur sërish bluzën e bardhë të mjekut.
Mjeku Edvin Prifti u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash, duke ngritur kështu dyshimet për pastrim parash. Pak javë më parë, SPAK bllokoi pasuritë e tij, duke i sekuestruar shumën prej 51.4 milionë lekësh dhe 177 mijë euro.





