“Monitorimi i shëndetit paliativ për pacientët me kancer dhe kronikë në Durrës”, është projekti më i ri, në mbështetje të këtij grupi të sëmurësh, i prezantuar nga mjeku Kristaq Huta. Projekti vjen si një bashkëpunim i Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe "Ryder Albania", shoqatës humanitare që ndihmon të sëmurët me kancer në fazat e fundit.
Ky projekt thekson Drejtori i Shëndetit Publik të Qarkut të Durrësit, Kristaq Huta, ka të bëjë me nivelet e shërbimit dhe një kujdes të shtuar që duhet treguar në vijimësi për sëmundjet kronike dhe përmirësimin e jetesës, pasi shumë nga këto lloje sëmundjesh vijnë si rezultat i një jetese jo të mirë. Në paraqitjen e këtij projekti kanë marrë pjesë të gjithë aktorët kryesorë të shëndetit publik dhe të disa shoqatave.
Ndiqni në videon e mëposhtme deklaratën e mjekut:
K.H.